Bashkia me numrin më të lartë të votuesve, mbyllet procesi i numërimit edhe në Mat/ Altin Bojni: Duhet të ecim përpara me këtë ritëm

10/11/2025 07:30

Tashmë ka përfunduar edhe procesi i numërimit të kutive të votimit në Mat.

Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni, ka fituar me mbi 66% të votave, duke lënë pas kandidatët e pavarur Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha.

“Ne me gjithë këtë mbështetje që na kanë dhënë banorët duhet ta përkthejmë në punë. Me këtë ritëm duhet të ecim përpara, faleminderit të gjithëve”, tha Bojni pas shpalljes së fitores.

Sipas të dhënave të KQZ, Bashkia Mat ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrësve në votim, me 39.23%.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta