Pa nisur zgjedhjet fillojnë akuzat, VV: PDK solli në Kosovë “trenin bullgar”
08/11 14:42
Dy persona janë ndaluar në Kosovë nën dyshimin e korrupsionit zgjedhor, pasi akuzohen për blerje votash.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në komunën e Fushë-Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’.
Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme ligjore për zbulimin e plotë të rastit.
Top Channel