Vetëm 19% e qytetarëve kanë votuar në Berat, kryetari i qendrës në Velabisht: Procesi i qetë por pjesëmarrja e dobët
09/11/2025 17:46
Pjesëmarrja në qendrën e votimit nr. 3224 në fshatin Velabisht ka qenë e dobët deri në këto momente.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 888 qytetarë të regjistruar në listën e zgjedhësve, kanë votuar vetëm 173 votues. Kryetari i komisionit pohon se deri tani situata paraqitet e qetë dhe pa probleme.
“Unë jam kryetari i qendrës së votimit në fshatin Velabisht në Berat. Procesi i qetë por pjesëmarrja pak dobët. Deri tani jemi 173 votues nga 888 që ka lista e zgjedhësve. Mendoj se është koha e keqe. Presim edhe nja 10-15 veta që e kanë shpinë afër qendrës së votimit. Çdo gjë e qetë nuk ka pasur probleme”, ka thënë ai për Top Channel.
Top Channel