Vetëm 10% e vlonjatëve kanë votuar deri më tani, Celibashi: Vota është një detyrim qytetar
09/11/2025 16:02
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje të gjitha votuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke e cilësuar atë si një detyrim qytetar.
Me një postim në rrjetin e tij X, ai u bënë thirrje qytetarëve të gjejnë kohën e përshtatshme dhe të paraqiten sa më herët në qendrën e tyre të votimit.
🇦🇱🗳 📣Thirrje për zgjedhësit në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00. Gjeni kohën më të përshtatshme dhe shkoni sa më herët në qendrën tuaj të votimit.
📌Vota është një detyrim qytetar!
* * *… pic.twitter.com/EDWFpcseeR— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) November 9, 2025
Top Channel