FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq bisnesin “Buzi Store”, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.
Në përfundim të hetimeve rezultoi se kompania ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore.
Kjo veprimtari rezultoi e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit dhe përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”.
Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin “Buzi Store” dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
Hetimet treguan se “Buzi Store” përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore.
Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.
Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.
Top Channel