Numërohen 8 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 1172 vota
10/11/2025 00:35
Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, ku janë për tu numëruar 21 kuti. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.
Nga 21 kuti në total, janë numëruar 8 kuti, me rezultat: 1172 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 211 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
Në Tepelenë kanë votuar 2488 qytetarë, nga 7184 që kishin të drejtë vote.
Top Channel