Tragjedi në SHBA/ Helikopteri mjekësor rrëzohet në Tennessee, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë
Një prift 46-vjeçar, i njohur edhe si një personazh Yotube-i është arrestuar me akuzën për trafik kokaine dhe kanabisi.
Ngjarja u shënua në ishullin grek Rodos, ku priftit i gjetën dhe sekuestruar kokainë me peshë 2,238 gramë dhe kanabis i papërpunuar me peshë 9,092.6 gramë. Një tjetër klerik është arrestuar gjithashtu në të njëjtin rast, i cili duket se i ka dhënë drogë një personi të tretë në Rodos për ta transportuar atë në Athinë.
Sipas policisë greke, prifti 46-vjeçar, i cili ka një precedent penal për dhunë fizike, duket se ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kreun e dyshuar të bandës, pasi ai mori pjesë, ndër të tjera, në trafikun e drogës. Informacionet tregojnë se sasi kokaine dhe kanabisi të papërpunuar ruheshin brenda një kishe në Atikë.
Top Channel