Kreu i PS Vlorë, Klevis Kaso thirrje qytetarëve: Vota është një e drejtë legjitime, shprehni vullnetin tuaj

09/11/2025 16:52

Kreu i PS në Vlorë, Klevis Kaso , i është drejtuar qytetarëve me një mesazh, duke i kërkua atyre të paraqiten në qendrat e votimit para se të mbyllet procesi zgjedhor.

Ai e ka cilësuar votimin si një të drejtë legjitime që i tako atyre për të vendosur mbi të ardhmen e qytetit.

“Qytetar të Vlorës, kanë ngel edhe shumë pak çaste nga mbyllja e procesit zgjedhor.

Do ju lutesha të drejtoheshit drejt kutive të votimit për të shprehur vullnetin me votë. Vota është e drejtë legjitime dhe kjo ju takon juve për të ardhmen e qytetit të Vlorës”, është shprehur Kaso.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta