Në Torino nis turneu i fundit i vitit në tenis, ATP Finals, turneu që mbledh 8 lojtarët me të mirë të botës për t’u përballur mes tyre. Organizatorët kanë menduar padyshim për akomodimin e tyre, që është Hoteli Principi di Piemonte, një hotel me 5 yje.

Një hotel që ka edhe një suitë mbretërore që ndodhet në katin e fundit me një pamje panoramike të qytetit dhe që i është rezervuar pikërisht numrit 1 të botës, Jannik Sinner. Tenisti Italian do të qëndrojë në këtë suitë me sipërfaqe 135 m2, e përbërë nga dhomë gjumi, dhome ndjenje me një bar privat, 2 banja me mermer dhe një hapësirë me bicikletë dhe hidromasazh. Cmimi? Rreth 4000 euro në natë…

Tenisi është një sport i kushtueshëm, fizikisht, mentalisht dhe ekonomikisht. Tenisti, ndryshe nga futbollisti duhet të investojë te vetja, të menaxhojë buxhetin e vet, domëthënë ka më shumë përgjegjësi. Është bukuria, por edhe ndëshkimi i të qenit sport ‘freelance’.

Në ATP, akomodimi është garantuar nga organizatorët me nivel mbulimesh në bazë të llojit të turneut. Në turnetë Challenger, tenistët kanë të drejtën e vetëm 1 dhome, në turnet e mëdha dhe ato Slam, të dy dhomave. Në Torino, thuajse të gjithë tenistët janë akomoduar pikërisht te hoteli Principi di Piemonte; organizimi paguajnë dy dhoma për cdo lojtar që më pas bën pagesën ekstra për të gjithë personat që e ndjekin. Sinnerit iu dha suita kryesore. Kurse lojtarët  e tjerë, duke nisur nga Alcaraz, janë akomoduar në suitat e tjera të hotelit.

Akomodimi i tenistëve është detyrim i organizatorëve lokalë, në këtë rast, Federata Italiane e Tenisit, që duhet të sigurojnë ATP. Standardet duhet të jenë të larta në të gjitha zonat. Në bilancin federal, ATP Finals regjistrojnë kosto prej  rreth 60 milionë eurosh ku përfshihen shpërblimet, tarifat që i duhet njohur vetë ATP dhe shpenzimet për impiantet, shërbimin, personelin, akomodimin e lojtarëve, marketingun. Por në fund rezultati është pozitiv.

Përsa i përket Sinnerit, shumë mund ta paragjykojnë për suitën e tij, por ai ashtu sikurse edhe cdo lojtar tjetër i nivelit të lartë në tenis, është një ndërmarrje që gjeneron spektakël, emocione dhe të ardhura. Shpërblimet në turne janë të konsiderueshme. Në 2025, numri 1 i botës arkëtoi 14 milionë dollar si shpërblime të turneve, shifër së cilës i shtohen të ardhurat nga turnetë e ekzibicionit, sponsorët, bonuset. Por këto shifra nuk janë fitimet neto, sepse jeta e tenistit ka edhe detyrime; pagesa e stafit teknik, transfertat, strukturat e stërvitjes, kurat mjekësore e madje edhe vendosja e kordave të raketave. Duke marrë në konsideratë të gjitha këto, përllogaritet se një tenist i dhjetëshes së parë shpenzojnë deri në 1 milion euro në vit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta