E moshuara në Vlorë hedh votën në minutat e fundit të mbylljes së procesit, tregon arsyen e ‘vonesës’: Tani pushoi shiu…

09/11/2025 18:07

Një e moshuar nga qyteti i Vlorës ka vendosur të votojë në minutat e fundit para mbylljes së kutive të votimit.

E pyetur nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, ajo tregon se shkak ka qenë moti i keq por gjithsesi shprehet e pakënaqur me kandidaturat në qytetin e saj.

Sipas saj numri i ulët i votuesve në këtë qytet ka qenë pikërisht për arsye se qytetarët janë ta pakënaqur dhe të pashpresë.

“Se tani pushoi shiu dhe rrugët e qytetit ishin mbushur me ujë. S’kishim nga kalonim. Kam frikë se bie thyej ndonjë kokë ose këmbë. Erdha se e ndjej si detyrë dhe unë e jam e ndërgjegjshme. Do bërë kjo detyrë qytetare. Jam shumë e pakënaqur nga kandidaturat sepse nuk kanë aftësi profesionale. Vlonjatët janë ta pakënaqur që nuk kanë më shpresë. Kjo është se përse e kanë bojkotuar”, u shpreh e moshuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta