Video/ Interi merr hak ndaj Lazios, zikaltrit triumfojnë në “San Siro” dhe ngjiten në krye të tabelës së Serie A
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, vazhdon të shkëlqejë me fanellën zikaltër dhe të shënojë faqe të reja në historinë e klubit.
Me 10 golat e realizuar gjatë vitit 2025, sulmuesi argjentinas bëhet lojtari i katërt në histori që arrin të shënojë të paktën 10 gola në shtatë vite të ndryshme kalendarike në Serie A.
Para tij, këtë arritje e kishin realizuar vetëm legjendat Alessandro Altobelli, i cili e arriti shtatë herë, si dhe Benito Lorenzi dhe Giuseppe Meazza, të dy me nga tetë vite me 10 gola e më shumë.
Ky sukses i vendos Lautaron në mesin e emrave më të mëdhenj të Interit dhe forcon rolin e tij si lider dhe garant për golin në skuadrën e Cristian Chivu. Me formën e jashtëzakonshme që po tregon, “El Toro” nuk synon vetëm të thellojë këtë rekord personal, por edhe të udhëheqë Interin drejt titujve të rinj këtë sezon.
Kliko këtu për golin
Top Channel