Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka bërë me dije rezultatin e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në këto 5 bashki.
I pyetur nëse mund ta quante të suksesshëm procesin zgjedhor, Celibashi u shpreh se nga ana e KQZ zgjedhjet janë administruar në mënyrë profesionale.
“Suksesi matet me mënyrë profesionale që organizohen zgjedhjet. Mendojë që zgjedhjet u përgatitën shumë mirë nga ana e KQZ dhe profesionalisht janë të organizuara shumë mirë, të krahasuara më standardet ndërkombëtare”, tha Celibashi.
Ndërsa pë shkaqet që i kanë çuar qytetarët të mos votojnë masivisht, Celibashi nuk kishte një përgjigje.
“Nuk di ta them por edhe nuk jam në pozita për ta komentuar. Ka pikë-vështrime të ndryshe. Secili ka lirinë e vetë për pjesëmarrjen. E rëndësishme është se si janë përgatitur dhe administruar zgjedhjet”, tha kryekomisioneri.
Top Channel