Gallatasaray dërgon ofertën për Messin, Inter Miami reagon pasi klubi turk nuk është i vetmi që e kërkon
Në vitet ‘900, automjeti ka qenë një prej simboleve më të fuqishme të dëshirës; liri, progres, status social. Por në shekullin e 21, gjithçka ka ndryshuar. Kompanitë e prodhimit të makinave nisën të shohin diçka krejt ndryshe nga një mjet i thjeshtë transporti dhe kanë hedhur vështrimin e tyre dhe në horizonte të tjera që nuk kanë lidhje me botën e motorëve duke krijuar të ashtuquajturën Stil jetese.
Kur përmend emrin Bugatti, padyshim që mendja të shkon te shpejtësia 400 km/h. Por në disa sallone ndërkombëtare, logoja shfaqet edhe në divanë, tavolina, kolltuqe të formave aerodinamike. Mobilje që përdorin fibra karboni dhe lëkurë të punuara me dotë, të njëjta materiale si në modelet hypercar. Edhe Bentley ka vendosur të transferojë elegancën e tij në një terren të paimagjinueshëm; karrocat e fëmijëve. Të prodhuar me dru, me qepje me diamantë, detaje të kromuara që të sjellin në mendje modelin Continental GT
Nga james Bond te miliarderët kontemporanë, kalimi është i shpejtë. Me markën Triton, Aston Martin ka projektuar një nëndetëse me dizajn fluid dhe minimalist: Project Neptun. Shpejtësia është e reduktuar, por eksperienca nuk ndryshon, eksplorimi deru aty ku shumë pak mund t’ia lejojnë vetes.
Janë të shumtë ata që mendojnë se Volksëagen krijon vetëm modelin Golf, por ekziston një produkt me shifra komerciale akoma më superiore; Volksëagen Curryëurst. Që nga 1973, fabrika e Ëolfsburgut prodhon një lloj salcice me një logo në të që shpërndahet në mensat e kompanive dhe supermarketet gjermane, një traditë industriale që është bërë një identitet
Ndjenja e përkatësisë së klientëve të Porsche nuk shprehet vetëm në drejtimin e kësaj makine. Në Miami është një grataciel ku makinat ngjiten në shtëpi bashkë me pronarët e tyre; Porsche Design Toëer. Cdo apartament është projektuar për të ekspozuar makinën si një vepër arti. Ndërsa Elon Musk ka Tesla Tequila; një pije e distiluar në një shishe në formën e rrufesë që në pak orë është shndërruar në një objekt koleksioni
Top Channel