Nesër balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, votohet në 18 komuna

08/11/2025 14:37

Të dielën 1.3 milionë qytetarë të Kosovës do tu drejtohen qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjes së kryetarëve në 18 komunat ku asnjëri prej kandidatëve nuk mori mbi 50% të votave më 12 tetor.

Të shtunën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor.

“Gjatë ditës së shtunë, KQZ ka shpërndarë materialin zgjedhor përfshirë fletvotimet në 18 komuna në të cilat do të votohet më 9 nëntor. Ky material në orët e hershme të ditës së diel do të dërgohet në qendrat e votimit“-u shpreh Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kanë edhe diaspora, votimi për të cilët është zhvilluar me postë dhe përfundon gjatë ditës së 8 nëntorit. Për votim nga jashtë janë të regjistruar mbi 29 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Në 18 komunat ku votohet më 9 nëntor, qytetarët do të kenë vetëm një fletë të votimit me emrat e dy kandidatëve të mbetur në garë e që morën më shumë vota në raundin e parë. Në këtë rreth të votimeve do të zgjedhjet edhe kryetari i kryeqytetit, Prishtinës. Në garë janë kryetari aktual, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje. Qytetarët gjatë së cilës do të votojnë për të zgjedhur kryetarët edhe në Mitrovicë të Jugut, ku gara konsiderohet shumë e fortë mes ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Më 9 nëntor votohet për kryetarë edhe në qytetet e tjera të mëdha të Kosovës si Pejë, Prizren, Gjakovë e Gjilan.Në balotazh me votat e diasporës shkoi edhe komuna e banuar me shumicë turke, Mamusha dhe ajo e banuar me shumicë serbe, Kllokoti.

Në këtë komunë, kandidati Sreçko Spasiq i partisë Srpska Nardodna Slloga u tërhoq nga gara për të ju bashkuar Listës Serbe që ishte në balotazh për të dielën.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka kryer përgatitjet e nevojshme dhe procesi i numërimit do të jetë më i shpejtë.

“Në këtë raund procesi i numërimit të flëtvotimeve është më pak i ndërlikuar për shkak se në çdo fletvotim janë vetëm vetëm nga dy kandidat dhe kjo reflektone edhe në apektin kohor”. 

Ky raund i dytë votimi për zgjedhjet lokale, pritet të definojë edhe fatin e nivelit qëndror, pasi Kosova nuk ka një qeveri të re që prej zgjedhjeve të nëntë shkurtit të këtij viti dhe është rrugës për zgjedhje parlamentare në muajin dhjetor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta