Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Rama: Deri në fund të vitit hapim grup-kapitullin e fundit, më nënçmonin kur thoja që do i mbyllim negociatat

07/11/2025 10:02

Gjatë podcastit “Flasim” kryeministri Edi Rama u ndal tek hapat e Shqipërisë për procesin e integrimit në bashkimin Europian.

Kreu i socialistëve tha se vendi ynë është vlerësuar për ecurinë e shpejtë të grup-kapitujve.

Edi Rama: Dhe një tjetër shënim i javës gjetjet e Progres Raportit 2025 për Shqipërinë.
Raporti ka vlerësuar me superlativa, atë që është quajtur përparimi i pashembullt, progresi i pashembullt i Shqipërisë në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e 5 nga 6 grup kapitujt për negociatat në vetëm 11 muaj.

Uroj dhe besoj që do të hapim dhe grup kapitullin e 6 përpara përfundimit të këtij viti dhe duke iu kujtuar të gjithëve se si disa e përqeshnin apo e nënçmonin atë që unë thosha se në 2027 do të mbyllim negociatat me Bashkimin Europian duke më thënë se kjo ishte një shpikje dhe kjo nuk kishte asnjë lidhje me vullnetin e Bashkimit Europian, Progres

Raporti e thotë shprehimisht – që ne kemi treguar se jemi gati të plotësojmë teknikisht kushtet për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027. Pse? Sepse këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë.
.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta