Një bredh 100-vjeçar nga Nju Jorku do të dekorojë Qendrën Rockefeller për Krishtlindje, historia e tij prekëse

07/11/2025 18:39

Familja Russ nga East Greenbush, New York, gjithmonë ëndërronte të shihte pemën e tyre gjigante të bredhit norvegjez të zbukuronte Qendrën Rockefeller për Krishtlindje.

Kjo ëndërr u bë realitet, por me një kthesë prekëse, burri i Judy-t, Dan, ndërroi jetë në vitin 2020 në moshën vetëm 32 vjeç. Megjithatë, pema e tyre tani do të shërbejë si një simbol i kujtimit të tij kur të ndriçojë Qendrën Rockefeller për miliona vizitorë këtë sezon festash.
“E di që im shoq do të kishte dashur shumë të ishte këtu për këtë moment”, tha Judy Rush për NBC. “Ne gjithmonë flisnim për pemën e Qendrës Rockefeller. Është kaq e veçantë që pema jonë familjare do të bëhet pema e Amerikës.”

Pema 22 metra e gjatë u pre më 6 nëntor dhe filloi udhëtimin e saj drejt Qendrës Rockefeller, ku do të mbërrijë më 8 nëntor. Judy tha se pema ishte mbjellë nga stërgjyshërit e burrit të saj në vitet 1920. Një mik i familjes që kishte një të afërm që punonte në Qendrën Rockefeller arriti t’i jepte një foto të pemës familjare Russ, kryekopshtarit të qendrës, Erik Pauze. Pauze shkoi ta shihte pemën nga afër dhe vendosi se ishte perfekte për ndriçimin e vitit 2025, me më shumë se 50,000 drita dhe një yll Swarovski në majë. “Mendoj se po endërroja, sepse nuk mund të jetë e vërtetë'”, tha Judy. Ajo u rrit në New York City dhe vizita tek pema e Qendrës Rockefeller ishte një traditë vjetore familjare.
Këtë vit, pjesëmarrja e saj në ndezjen zyrtare të pemës më 3 dhjetor do të jetë veçanërisht emocionuese, pasi ajo do ta ndajë pemën me pjesën tjetër të botës.
“Qaj në shtëpi kur pema ndriçohet, kështu që ndoshta do të jetë e pamundur për mua të përmbahem atë ditë, por do të jetë e mrekullueshme”, tha Judy. “Përhapni gëzimin, përhapni lumturinë, doni njëri-tjetrin. Mendoni për familjen tonë, mendoni për burrin tim, mendoni për ne”, theksoi ajo, duke shtuar se “jemi thjesht të lumtur ta ndajmë atë me të gjithë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta