Kërkesa e PS për përjashtimin e Berishës, reagon Gjekmarkaj: Akt politik i turpshëm, maxhoranca e ka humbur çdo masë dinjiteti

07/11/2025 13:20

Kërkesën e PS-së për të përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj e quan një akt politik të turpshëm dhe demonstrim servilizmi ndaj pushtetit absolut.

Në një deklaratë për mediat ai thotë se abuzimi i socialistëve në Kuvend me pushtetin ka arritur kulmin.

“Propozimi për të mbajtur liderin e opozitës, Sali Berishën, jashtë Kuvendit, është një akt politik i turpshëm dhe një demonstrim servilizmi ndaj pushtetit absolut për të spostuar vëmendjen nga turpet qe i kanë vënë për fund! Kjo është shfaqja më e pastër e një mazhorance që ka humbur çdo ndjenjë mase e dinjiteti”, tha Gjekmarkaj.

Sipas tij sot Parlamenti është marrë peng. Fjala e lirë është në sulm, dhe e vërteta përndiqet si armike. Por duhet ta dinë mirë: zëri i opozitës nuk do të shuhet, dhe Sali Berisha do të mbetet simboli i qëndresës, i së vërtetës dhe i rrugës europiane të Shqipërisë. Shqipëria nuk do të kthehet më në errësirë. Demokracia do të rikthehet, dhe e ardhmja e këtij vendi është vetëm një: Shqiptaret do te reagojnë!  Shqipëria si gjithë Europa por atë nuk e bëjnë dot mbeturina bolshevike e bëjnë qytetaret e këtij vendi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta