Guardiola zhvillon këtë fundjavë ndeshjen e 1,000-të në stol: Liverpooli i Klopp ishte kundërshtari më i vështirë
I akuzuar për tentativë vrasje, i arrestuar, i ndaluar nga hetuesit në Dubai dhe i dërguar në SHBA për t’u procesuar duke rrezikuar deri në 15 vjet burg. Që historia e ish lojtarit të NFL, Antonio Brown nuk do të kishte fund të lumtur kjo nuk është befasuese.
Gjatë karrierës së tij me Pittsburgh Steelers dhe Tampa Bay Buccaneers ka bërë gjithcka brenda dhe jashtë fushe. Por kjo akuzë për tentativë vrasje është me të vërtetë dicka e rëndë për 37 vjecarin që dikur është përballur në fushën e lojës me emra të tillë si Ben Rothlisberger e Tom Brady.
Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në 16 maj. Në Miami pati të shtëna gjatë një eventi boksi dhe Broën është akuzuar se i rrëmbeu armën një punonjësi të sigurisë për t’i qëlluar më pas shtetasit Zul-Qarnain Kwame Nantambu, me të cilin më parë u përfshu në një zënkë që degjeneroi në sherr me grushta. Në atë kohë Broën u ndalua dhe më pas u la i lirë nga policia locale. Por më pas në 11 qershor doli një mandate arresti për të. Broën ndodhej në Dubai, nuk është e qartë nëse kishte shkuar për pushime apo me synimin për të qëndruar përgjithmonë atje për të mbajtur veten sa më larg telasheve.
Antonio Brown ka luajtur për 12 sezone në NFL deri në vitin 2022 dhe shifrat e tij janë mëse impresionuese; 982 marrje topi për më shumë se 12 mijë jardë e madje ka edhe 83 touchdown. Një talent special, por ‘i mallkuar’. Ai është akuzuar edhe për rrahjen e një kamionisti, në disa raste për dhunë në familje e për mospagesën e detyrimeve për nënën e djalit të tij. I shpejtë dhe i jashtëzakonshëm përsa i përket marrjes së topit në fushe, Antonio Brown hyri në historinë e sportit për arsye të gabuara, per një imazh të paharrueshëm në absurditetin e tij grotesk. Gjatë një ndeshje të Tampas së tij me New York Jets në 2 janar të 2022, ai hoqi mbrojtëset dhe fanelën dhe me ashtu dhe me pjesën e sipërme të trupit të zbuluar krejt u largua nga fusha e Metlife Stadium, nga skuadra dhe futbolli amerikan, përgjithmonë. Por tani është edhe më keq, tani rrezikon burgun për tentativë vrasje.
Top Channel