Ndërsa Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz konfirmojnë, edhe pse janë dy ditë para fillimit të Finales, se kanë respekt të madh të ndërsjellë dhe janë miq jashtë fushës, jo të gjithë tifozët (ose të ashtuquajturit tifozë) po e trajtojnë këtë rivalitet të fortë me të njëjtën sportivitet si dy tenistët dhe shumica e njerëzve.

Me t’u kthyer në hotelin e tij në Torino, spanjolli u ofendua nga disa fëmijë që i bërtitën “Idiot”, siç dëshmohet nga një video që qarkullon në rrjetet sociale.

Disa orë më parë, Alcaraz kishte folur në një konferencë për shtyp rreth marrëdhënies së tij me Sinner, duke shprehur fjalë lavdërimi të mëdha. “Jannik është vërtet një person i shkëlqyer, ai ka njerëz të shkëlqyer përreth tij. Është mirë të kesh kohë jashtë fushës për të folur jo vetëm për tenisin, por edhe për jetën”, tha kampioni spanjoll. “Njerëzit ndoshta mund të habiten nga kjo. Kur mendojnë se po luftojmë për gjëra të mëdha, për të qenë numri një, dhe ndoshta kanë idenë se duhet ta urrejmë njëri-tjetrin, por kjo nuk është e vërtetë. Sapo dalim në fushë, kemi qëllime dhe duam të bëjmë çmos për të fituar, por kur e lëmë raketën, jemi të njëjtët njerëz që ishim më parë, dhe mendoj se kjo është e shëndetshme dhe fantastike edhe për sportin.”

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta