Ish ylli i NFL në telashe, dërgohet nga Dubai në SHBA, për t’u gjykuar për …
Diego Armando Maradona ka qenë shumë i apasionuar pas makinave, kjo dihej. Por ajo që nuk dihej është se mes automjeteve që El Pibe De Oro kishte në zotërim ishte një makinë hibride, BMW i8. Kjo makonë edhe pse nuk ka qenë një objekt kult në kohën e saj, tani rishfaqet në mënyrë të papritur.
Maradona e kishte blerë këtë makinë gjatë periudhës kur ishte trajner në Lindjen e Mesme dhe ka një telajo të lehtë dhe një stil që edhe sot e kwësaj dite ëshë në linjë me shijen kontemporane. Pjesa e brendshme e makinës nuk e tradhton identitetin e BMW me lëkurë në ngjyrë të hapur, detaje të kuruara mirë dhe me teknologjinë në bord
Kjo makinë ka dalë në ankand me një cmim bazë simbolik 10 mijë euro, por shumë shpejt ky cmim është rritur dhe kur kanë mbetur edhe 7 ditë nga mbyllja e këtij ankandi dhe shitja zyrtare, vlera e BMW i8 ka arritur deri në 44 200 euro. Është e vështirë të thuhet se ai që do ta blejë këtë makinë do ta bëjë për interes në aspektin teknik apo në kujtim të firmës së padukshme por që s’mund të fshihet që ka emrin e Diego Armando Maradonës.
Top Channel