Vuçiç bisedon me Zelenskyn për agjendën ndërkombëtare, zbulon detaje nga diskutimet
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të Kosovës.
Dy vëllezër, nga fshati Gollubovc-Malishevë, kanë ndërruar jetë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mediat e Kosovës raportojnë se i dyshuari është dhëndri i familjes dhe është në arrati.
Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra është gjetur në vendngjarje. Prokurori dhe njësitet e nevojshme policore janë në vendngjarje.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Top Channel