Shtëpia e Bardhë përdori logon e Knicks për të tallur Mamdanin
Simone Biles, gjimnastja më fituese në histori që është ende në aktivitet me 7 tituj olimpike, nuk po garon që pas triumfit në Paris 2024. 28 vjecarja vendosi të mos garojë për gjithë sezonin dhe të mos marrë pjesë as në botërorin e Gjimnastikës në Xhakarta për të marrë frymë duke bilancuar kështu shëndetin fizik me atë mendor.
Por gjatë kësaj pauze, 23 herë kampionia e botës në një intervistë për ‘E! Neës’, pohoi se i është nënshtruar 3 ndërhyrjeve kirurgjikale estetike. Ylli amerikan i gjimnastikës pranoi se përfitoi nga kjo pauzë për t’iu nënshtruar mastoplastikës adiktive që u mbyll me modifikimin e formës dhe volumit të gjoksit, blefaroplastikës inferiore dhe ndërhyrjes estetike te veshi
Biles shpjegoi arsyet e kryerjes së dy prej këtyre ndërhyrjeve. ‘Kisha qese poshtë syve dhe kur isha e re pata një dëmtim te veshi kur më tërhoqën vëthin-tha gjimnastja
Kampionia olimpike ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë karrierën sportive deri në Los Angeles 2028, por presionet nuk do të vazhdojnë. Përsa i përket të ardhmes në Lojërat Olimpike të 2028, Simon Biles tha: ‘Në një farë mënyre do të jem në Lojërat Olimpike, por nuk e di nëse do jem në garë apo në tribunë..’.
Top Channel