“Puthuni dhe përqafohuni sa të doni”/ Balliu në Kuvend: Dilni dërdëllisni për pensionet

06/11/2025 17:41

Demokrati Klevis Balliu deklaroi në Kuvend se vendi ynë ka çmimet më të shtrenjta, teksa u ndal tek emigrimi.

Ai hodhi poshtë që opozita ka sulmuar me akuza ambasadorët, teksa akuzoi maxhorancën për këtë gjë.

“Që ta quash këtë administratë europiane, më vjen keq po duhet të jesh i çmendur. Po shqiptarët me këto fitoret tuaja kanë fituar? Ata vetëm po largohen. Ju s’keni lënë gjë pa thënë për perëndimin e na tregoni që po sulmojmë ambasadorët. Puthuni sa të doni, përqafohuni sa të doni me shoqatën. Fitoret që i shpallni, një qeveri do t’i shpallte nëse fiton edhe Shqipëria. Kemi taksat më të larta në rajon. Dilni dërdëllisni për pensionet, ndërkohë që i rrisni me 1 mijë lek. Më shtrenjtë i kemi ushqimet se Franca dhe Italia. Ju keni fituar, jeni bërë miliarderë, ndërkohë që shqiptarët zgjodhën kurbetin”, tha Klevis Balliu.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta