“Ngrije kokën o Sali, e ke tradhtuar vendin sa herë ke pasur mundësi”/ Balla përplaset me opozitën në Kuvend: Guxoni dhe thojini gjyshes që…

06/11/2025 13:20

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u përplas në Kuvend me opozitën, duke i akuzuar se do të votojnë kundër rritjes së pensioneve dhe buxhetit për rimbursimin e spitaleve me ilaçe.

Ai gjithashtu u përplas me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e akuzuar se gënjeu rreth përkatësisë së shumëfishtë.

“Pusho ti (Balliut). E kam me atë. Ngrejë kokën o Sali. Sa i përket përkatësisë së shumëfishtë, ti gënjeve. Mitra dhe vëllezër, burra dhe gra të këtij vendi, përkatësia e shumëfishtë është kur unë jam një vajzë e dhunuar, e abuzuar seksualisht, rome, jetoj në një zonë periferike të Shqipërisë, dhe përkatësia është për një vajzë që i kanë rënë të gjitha këto halle.

Namusqarë frikacakë, sepse këtu është e shkruar sipas ligjit që ke firmosur o zotrrote. Z.kryetar i Kuvendit e di që ju nuk e dënoni, por unë nuk e pranoj dot. Kur janë dy këtu që lehin, sepse këtu ose vihet një rregull që kur flasim ne flasim ne dhe kur flisni ju flisni ju.

Ti, ta tregoj unë, mos bëj atë zhurmën që bën nëpër studio.

Ky buxhet është tre herë më i madh se ai që le ti kur ike. Do votoni kundër 130 mln euro për rimbursimin e medikamenteve? Shko thuaja gjyshes tënde. Gjyshe jam kundër rritjes së pensionit tënd. Guxo e thuaja gjyshes.

Ju, që në asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk e keni dashur atdheun, sepse e keni tradhtuar sa herë keni pasur mundësi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta