Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, kërkoi përjashtimin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke thënë se ky i fundit fyeu dhe kërcënoi deputetët e opozitës.
“Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, fyeu deputetët e opozitës duke përdorur termin: ‘Nuk jam si këta që lehin’, apo ‘Nuk jam si raca e këtyre’. Kërcënoi deputetin Balliu duke i thënë: ‘Me ty merrem unë, ta tregoj unë ty’ dhe ndërkohë intimidoi dhe deputetë të tjerë. Kërkoj në zbatim të nenit 65 të Rregullores, të merret masa disiplinore e përjashtimit të deputetit Taulant Balla dhe kërkoj pushim 5-10 minuta të kësaj seance që të shihen pamjet filmike nëse ai i ka thënë apo jo këto fjalë. Sepse ka gjithë kohës që akuzon për gënjeshtra, ndërkohë që ai që ka gënjyer është vetë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste”, tha ndër të tjera deputeti Këlliçi.
Pas kësaj, Taulant Balla iu përgjigj: “Për kërkesën, se je dhe deputet i ri. Shoqëroje me 7 firma, depozitoje dhe ta shqyrtoj komisioni”.
Top Channel