Deklarata e Berishës ndaj Ambasadorit Gonzato, PS i drejtohet Komisionit të Etikës, kërkon përjashtimin e kreut të PD me 30 ditë nga Kuvendi

06/11/2025 19:58

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla, ka kërkuar përjashtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, pas deklaratave diskriminuese të këtij të fundit ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.

Ai ka kërkuar që Berisha të përjashtohet me 30 ditë, për shkelje të rregullave të Kuvendit.

“I kërkon PD të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme, Këtë incident të rëndë diplomatik të sulmit kundër një ambasadori, bazuar në kodin etikës së Kuvendit, gjuha që nxit urrejtjen… deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale. Bazuar në nenin, masa disiplinore, zoti kryetar i Kuvendit ju njoftoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të marrë masa”, tha Balla.

Nga ana tjetër kreu i PD-së, Sali Berisha, iu kundërpërgjigj Ballës, duke deklaruar se e gjitha është shpifje.

“Ti përgjigjesh një shpifësi, nuk ia vlen të humbasësh kohë. Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori por kam shprehur mendimet e mia. Ai ka mbështetur këtë ligj dhe Marta Kos tregon që ka ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Cila direktivë e BE përdor terminologjinë e shumëfishtë gjinore, asnjëra nga direktivat e BE nuk ka këtë terminologji, por janë të gjitha në binaritet, flasin për burrin dhe gruan. Unë përsëri deklaroi këtu se jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie dhe jam kundër përpjekjeve për të ri formatuar antropologjinë gjinore”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta