Në 10 muaj 92 policë në pranga, i fundit polici rrugor që mori 60 mijë lekë ryshfet për të mos bllokuar makinën
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.
Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike, si dhe parregullsi në zbatimin e kontratave, veçanërisht në nivelin vendor.
Ai theksoi se janë konstatuar raste të kufizimit të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerje pagesash shtesë, çka tregon nevojën për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike.
“Auditimet kanë nxjerrë problematika që lidhen me konkurrencën e kufizuar dhe vonesat në realizimin e kontratave, ndërsa janë evidentuar edhe raste me pagesa të panevojshme shtesë,” – u shpreh Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Raporti i KLSH-së për vitin 2025 ofron një pasqyrë të detajuar mbi menaxhimin e fondeve publike, duke vënë theksin te forcimi i kontrollit institucional dhe zbatimi i rregullave të prokurimeve në mënyrë të barabartë dhe transparente.
Top Channel