Mudryak, mbretëresha e operës me një zemër gjysmë të sinqertë: “Interi është si Torando, por Kairat guxoi të pamundurën.”
Barcelona ka dështuar të fitojë në Belgjikë kundër Club Brugge, në takimin e javës së 4-të të fazës së ligës në Champions, ku u shënuan 6 gola.
Sfida nisi mjaft keq për katalanasit, me Tresoldin që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 6’ të takimit, por pas dy minutash Ferran Torres riktheu baraspeshën.
Gjithsesi, gjërat u vështirësuan sërish për të besuarit e Flick, të cilët e pësuan sërish në minutën e 17’, kësaj radhe nga Forbs.
Në pjesën e dytë, Lamine Yamal u “zgjua” dhe riktheu baraspeshën në minutën e 61’, por katalanasit e pësuan sërish pas tre minutash, përsëri nga Forbs.
Ishte Yamal i cili mori sërish situatën në duar, i cili në minutën e 77’, me një krosim në zonë, detyroi Tzolis të shkaktonte një autogol.
Vendasit shënuan sërish në fillimin e kohës shtesë, por pas ndërhyrjes së VAR, gjyqtari Anthony Taylor e anuloi për një faull ndaj portierit.
Kështu Barcelona mori një pikë të vuajtur në transfertë, duke shkuar kështu në kuotën e 7 pikëve, në vendin e 11-të.
REZULTATI:
Club Brugge 3-3 Barcelona
Tresoldi 6’, Forbs 17’, 64’ / F. Torres 8’, Yamal 61’, Tzolis (A.G) 77’
Top Channel