Angelina Jolie në Kherson, ylli i Hollivudit viziton një maternitet dhe një spital në Ukrainë
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum është sulmuar seksualisht nga një burrë, ndërsa po komunikonte me qytetarët në rrugë.
Ngjarja u regjistrua në video dhe u publikua nga Daily Mail, duke shkaktuar valë zemërimi në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, sulmuesi shihet duke u përkulur drejt Sheinbaum dhe duke tentuar ta puthë në qafë pa pëlqimin e saj, teksa ajo po fliste me mbështetësit në një rrugë historike të Mexico City.
Burri, duket se ishte në gjendje të dehur, ndërsa presidentja reagon me qetësi dhe i largon duart.
“Do ta bëjmë foton, mos u shqetëso,” i tha ajo burrit, duke ruajtur qetësinë e saj, ndërsa vetëm më pas një anëtar i ekipit të sigurisë ndërhyri.
Incidenti ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë vënë në pikëpyetje reagimin e ngadaltë të sigurisë presidenciale.
“Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u sulmua nga një burrë i dehur në publik. Ku ishte sigurimi i saj?”, shkroi një përdorues në platformën X (ish-Twitter).
Sipas mediave lokale, burri u arrestua menjëherë pas incidentit, ndërsa zyra e Presidentes nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare.
Top Channel