Vijimi i rienergjizimit të PS Tiranë ishte kryefjala e kryeministrit Edi Rama me deputetët aktual dhe ish deputetët e Tiranës.

Burime nga kjo mbledhje i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se i pari i socialistëve e ka vënë theksin në fuqizimin e çdo organizate të PS në kryeqytet.

“Nuk duhet të humbim e të ulim ritmin e punës së PS gjatë gjithë këtyre muajve në Tiranë”, është shprehur Rama.

E ka vënë theksin në nevojën e një komunikimi të pandërprerë me qytetarët.

Në një kohë kur Gjykata Kushtetuese dy ditë më parë, ktheu në detyrë Erion Veliajn dhe anuloi zgjedhjet në Tiranë, për këtë Edi Rama citohet të ketë thënë se “pavarësisht kësaj situate ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”.

Rama është ndalur edhe problematikat e përditshme të Tiranës.

Kjo mbledhje vjen një ditë nga kërkesa publike e Edi Ramës për lirimin nga paraburgimi të Erion Veliajt pas vendimit 5 me 3 në favor të tij nga Kushtetuesja.

“Të mos harrojmë e duhet të merremi me problemet e evidentuara nga të gjithë ju në çdo cep të Tiranës” ishte kërkesa e tij.

Më pas citojnë të njëjtat burime, Edi Rama është ndalur në rëndësinë e shpjegimit të projek-buxhetit jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.

Në mënyrë të posaçme ka kërkuar t’u shpjegohet pensionistëve ndryshimet për pensionet e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta