“Nuk ka buxhet pa paketë fiskale”/ Balla-Tabakut: Sot jemi mbledhur për vetëm për kalendarin

05/11/2025 14:46

Në konferencën e Kryetareve po prezantohet projektligji ‘për buxhetin e vitit 2026’ nga ministri i Financave, Petrit Malaj.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se nuk ka buxhet pa paketë fiskale.

Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u përgjigj duke thënë se sot është mbledhja për kalendarin

Pjesë nga debati:

Tabaku: Zoti Peleshi dhe unë ju dëgjova. Kjo është një procedurë shumë e veçantë. Është ligji më i rëndësishëm. Programin e qeverisë nuk ka na latë ta diskutonim. Nuk ka buxhet pa paketë fiskale, nuk ka nevojë të jesh ekonomiste për këtë. Buxheti ka disa ndikime të ligjeve financiare.

Balla: Ajo që ka qenë për shumë vite i vetmi debat në mbledhjen e parë të konferencës së kryetarëve ka qenë për kohën e kalendarit të shqyrtimit të buxhetit. Opozita s’ka më këtë shqetësim dhe ndërkohë ngatërrojnë rrugët se nuk e dinë që ligjet janë më vete. Votohen më vete. Ajo që ka dashur dhe ka thënë ligjvënësi është që ato hyjnë menjëherë në programet e Kuvendit dhe tradita ka bërë që të kemi një kalendar të posaçëm. Kaq!

Sot jemi mbledhur vetëm për kalendarin. Mos harroni që kemi një ligj tjetër, kemi ligjin për shqyrtimin buxhetor.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh “Kthejeni Kuvendin në normalitet. Ju e keni kthyer kuvendin në një formalitet. Keni rend dite me më shumë se 22 pika, me qëllim që të mos ketë vëmendje. Miratoni ligje të rëndësishme në orën 2 apo 3 të mëngjesit. Kjo nuk është normale. Nëse ka agjendë të ngjeshur, zhvilloni disa seanca.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta