Nga tarifat e transferimeve te fitoret marramendëse, cilat janë rekordet më të shpejta në futboll që u thyen dhe u harruan
Në prag të 100 vjetorit të krijimit të tij, Ducati prezantohet në sallonin e motorëve EICMA 2025 me një gamë motorësh të plotë dhe me teknologjinë më të avancuar duke konfirmuar rrugëtimin e jashtëzakonshëm që e ka dalluar në vitin 2025.
Gjatë këtij sezoni në Botërorin e MotoGP, Ducati konfirmoi dominimin total të tij duke ‘gllabëruar’ si titullin për Konstruktorë, i gjashti radhaz për të ashtu edhe për pilotë, i katërti radhazi, 3 me Bagnaian dhe 1 me marquez. Po kështu në Superbike, Ducati fitoi titullin e 21 për Konstruktorë, i katërti radhazi i Panigale V4 R. Këto rezultate përfaqësojnë kulmin e një historie një shekullore e shoqëruar me shkëlqime sportive, dizajme ikonike dhe inovacione inxhenierike që e kanë bërë këtë markë një pikë referimi në nivel botëror
Hypermotard V2: 20 vjet adrenaline
Ducati feston 20 vjetorin e Hypermotard, duke paraqitur modelet e reja; Hypermotard V2 dhee Hypermotard V2 SP, evoluimi maksimal i brezit të katërt të kësaj legjende motoçiklistike. Këto modele të reja paraqesin një strukturë më kompakte dhe më të lehtë, 13 kg më pak dhe sidomos një motor V2 me 120 kuajfuqo. Versioni SP është një motor i manovrueshëm, grintoz dhe emocionue, në gjende që të japë kënaqësi atij që e drejton dhe me një teknologji të nivelit të lartë
DesertX 2026: imazhi i ri i aventurës
Katër vjet pas DesertX origjinal, Ducati solli në Eicma versionin e ri DesertX 2026. Është një motor më i lehtë dhe me një bazë teknike të bazuar në motorin modern V2 IVT prej 110 kuaj/fuqi. Është një model që ofron një drejtim mjeti më flud por duke përmirësuar edhe kapacitetet off-road, falë një skeme të re amortizatorësh
Monster i ri: brezi i pestë i një legjende
Në hapësirën e Ducatit do të jetë e mundur të admirohet edhe modeli më i ri Monster, brezi i pestë. Është një model totalisht i riprojektuar, tekologjik dhe me një motor V2 IVT, më kompakt dhe modern. Është një mjet ideal për atë që kërkon sportivitetin dhe lehtësinë në përdorim urban, simbol i vazhdueshmërisë estetike të Ducatit.
Top Channel