Investigimet e fundit tregojnë çudirat e sigurisë në Luvër, ja passwordet dhe sistemet elementare që përdoreshin në muze
Nëse do ta lërë apo jo qelinë ish-presidenti Ilir Meta, do të shqyrtohet me dyer të mbyllura, pa e dëgjuar atë por duke lexuar provat shkresore.
Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të kalojë në seancë plenare pa praninë e palëve kërkesën e kreut Partia e Lirisë nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, i cili disa herë ka kërkuar heqje të arrestit në burg. Mes argumenteve të shumta ish presidenti sjell si shembuj rasti e Thoma Gëllcit kur Strasburgu deklaroi se Shqipëria e mbajti në paraburgim ish funksionarin pa ofruar arsye të mjaftueshme.
Avokatët e Metës tregojnë në Kushtetuese se mënyra si u sollën institucionet është e ngjashme me Gëllcin, i cili fitoi në Strasburg. Gjithashtu meta e barazon veten me rastin Mamadov në Azerbajxhan, anëtar i lëvizjes së shoqërisë civile Nida, i arrestuar në vendin e tij për tradhti kundër sovranitetit dhe që u sulmua politikisht.
Ilir Meta i thotë kushtetueses në padinë që TCH disponon se u vendos nën arrest pa akuzë konkrete dhe kjo është politike arsyetojnë avokatët e tij në kushtetuese. Veprimet e akuzës i thuhet Kushtetueses ndodhën menjëherë mbasi kryeministri foli publikisht duke i dërguar mesazh SPAK se duhet të vepronte ndaj ish presidentit.
Me kalimin e çështjes Meta në seancë plenare që do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh, Kushtetuesja pritet të kërkojë shkresa shtesë nga i pandehuri dhe nga SPAK.
Top Channel