Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje u dekratua të martën nga Presidentja, Vjosa Osmanin si mandatar i dytë për formimin e qeverisë.

Por, Lëvizja Vetëvendosje, siç deklaron edhe kreu i saj, Albin Kurti i ka të sigurta vetëm 56 vota për, që janë të pamjaftueshme për të zgjedhur Konjufcën si kryeministër.

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend kanë deklaruar se nuk e mbështesin një qeveri të Lëvizjes Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se Lëvizja Vetëvendosje thotë se qëllimshëm po zvarriten afatet Kushtetuese për shkuarjen në zgjedhje.

“Ajo që sot na propozohet më shumë se demokraci është monarki. Në monarki mandate trashëgohet, nga babai te i biri, nga Albini te Glauku. Në monarki mandati mund të trashëgohet, në demokraci sigurohet dhe renovohet në bazë të votës së qytetarëve”u shpreh Lumir Abdixhiku kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Njohësit thonë se kjo parti nuk ka dëshmuar as te presidentja që ka gjasa reale për formimin e qeverisë. Për rrjedhojë, konsiderohet se Osmani ka tejkaluar autorizimet e veta me mandatimin e Konjufcës, pasi do të duhej të vlerësoheshin disa kritere për dekretim.

Duhet t’i vlerësojë kriteret mbizotëruese, ta zëmë një parti politike deklaron publikisht që do ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, ta zëmë AAK, NISMA, PDK ose LDK ose Lista Serbe, nuk pati një deklarim të tillë. Në rastin tjetër një marrëveshje e koalicionit parlamentar mes partive politike që dorëzohet me shkrim të presidentja ose tek rasti i tretë që dorëzohen të presidentja 61 nënshkrime”-thotë Naim Jakaj, hulumtues nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në vend të mandatimit, sipas njohësve, Presidentja Vjosa Osmani do të duhej të shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme ditë e djeshme.

“Presidentja dje është dashur që dje t’i shpallë zgjedhjet të cilat nuk do të duhet të mbaheshin më larg se 40 ditë, sipas Kushtetutës“-u shpreh Jakaj.

Glauk Konjufca ka kohë deri më 19 nëntor të prezantojë përbërjen e qeverisë së re dhe të kërkojë besimin e deputetëve. Pas përfundimit të afatit kushtetues, nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas përllogaritjeve, nëse shpenzohen 15 ditët, vendi shkon në zgjedhje jo më herët se 21 dhjetori e jo më vonë se katër janari i 2026.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta