Në ditën ndërkombëtare të gjuhës rome një aktivitet është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, si i vetmi qytet ku gjuha rome mësohet në shkollë. Projekti nisi disa vite më parë dhe aktualisht aplikohet në dy shkolla.
Disa vite më parë Raxhi Rakipi studioi gjuhën dhe Kulturën rome në Universitetin e Elbasanit. Sot është i vetmi mësues i gjuhës rome në Shqipëri.
Aktualisht në Elbasan mësojnë rreth 200 nxënës të komunitetit rom. Por interes dhe kuriozitet gjithashtu për të studiuar gjuhën rome ka pasur edhe nga komunitetit egjiptian por edhe nga fëmijët të mazhorancës.
Futja e gjuhës rome në shkollë synon mbrojtjen e saj nga rreziku i zhdukjes dhe garantimin e të drejtave të këtij komuniteti për të studiuar kulturën dhe traditat e tyre.
Top Channel