Inside Story/ ‘Tmerri mbi tokë’, pamjet e katastrofës mjedisore në grykëderdhjen e Ishmit Në rrjetet spitalore dhe klinikat e vendit akumulohen mijëra ton mbetje të cilat nëse nuk trajtohen sipas rregullave, shndërrohen në burim i përhapjes së infeksioneve.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të sjellë një investigim të zgjeruar që zbulon se si një pjesë e madhe e mbetjeve, përfundojnë në mjedis.
Trajtimi i këtyre mbetjeve është një sektor që qarkullon miliona euro, por, pavarësisht tenderave shpesh herë të fryrë që kontrollohen në pak duar, shpesh kompanitë abuzojnë.
A janë eksportuar mbetje të rrezikshme spitalore dhe a janë respektuar kriteret e nevojshme?
Cila është situata me autoklavat nëpër spitalet e vendit që bëjnë djegien e mbetjeve të rrezikshme?!
Po mbetjet farmaceutike që gjenerohen, ku përfundojnë…?!
Top Channel