Video/ Reali bie në Angli, një gol i mjafton Liverpoolit për të marrë tre pikët dhe për të lënë pas krizën

04/11/2025 22:57

Reali i Madridit ka marrë humbjen e parë në Champions këtë sezon, me “Galaktikët” që u mposhtën në “Anfeild” nga Liverpool me rezultatin 1-0.

Takimi ishte tepër i luftuar, me të dyja ekipet që kishin hyrë në fushë me objektivin e tre pikëve. Gjithsesi, “The Reds” ishin ata që tentuan më shumë, por Courtois ishte i pakalueshëm, të paktën deri në pjesën e dytë.

Në minutën e 61’, muri i begut ra, me Mac allister që shënoi për të kaluar në avantazh të besuarit e Slot.

Kështu Liverpool shkon në kutën e 9 pikëve dhe momentalisht ndodhet në vendin e 6-të.

REZULTATI:

Liverpool 1-0 Real Madrid

Mac Allister 61’

Goli i Mac Allister (Video)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta