Video/ Reali bie në Angli, një gol i mjafton Liverpoolit për të marrë tre pikët dhe për të lënë pas krizën
Bayerni është padyshim ekipi që duhet mundur këtë sezon, me gjermanët që vijojnë të thellojnë rekordin e tyre, kësaj radhe duke mposhtur dhe kampionët në fuqi të Champions-it, PSG-në në fushën e tyre me rezultatin 1-2.
Sfida e luajtur në “Parc des Princes” nisi në mënyrën e duhur për të besuarit e Kompany, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 4’ me anë të Luis Diaz.
Në të 22’ ishte Dembele që barazoi shifrat, por pas një ndërhyrje të VAR, goli u anulua. Bavarezët vijuan me dominimin e tyre dhe pas 10 minutash, Diaz përfitoi nga një gabim në zonë dhe dyfishoi shifrat.
Kolumbiani u kthye nga hero në zero, pasi në fundin e pjesës së parë shjkaktoi një ndërhyjre horror ndaj Hakimit, duke u ndëshkuar me karton të kuq, ndërsan marokeni la fushën mes lotëve.
Kjo ndezi parizienët në pjesën e dytë, të cilët ngushtuan diferencën me Joao Neves në minutën e 74’, por që nuk mjaftoi për të besuarit e Luis Enrique.
Kështu Bayerni kryeson renditjen e Champions me 12 pikë dhe duke shkuar në 16 fitore këtë sezon në po kaq ndeshje, një rekord që vijon dhe thellohet nga vetë ata.
REZULTATI:
PSG 1-2 BAYERN MUNCHEN
Neves 74′ / Diaz 4′, 22′
Goli i parë i Diaz (Video)
Goli i dytë i Diaz (Video)
Goli i Joao Neves (Video)
Top Channel