Përveç dy supersfidave të mbrëmjes, Liverpool-Real dhe PSG-Bayern, në fushë mbrëmjen e kësaj të marte zbritën edhe 10 skuadra të tjera.

Spalletti e nisi keq aventurën europiane te Juventusi, me bardhezinjtë që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Sporting Lisbon në shtëpi, me “Zonjën” që shkon këshytu në kuotën e 3 pikëve në 4 ndeshje, duke rrezikuar kualifikimin.

Një duel tjetër interesant ishte ai mes Atletico Madrid dhe debutuesve të Royal Union, të cilët i shkaktuan shumë probleme ekipit të Simeones, por me këtë të fundit që doli me tre pikë pas triumfit 3-1.

Tottenham dominoi në shtëpi kundër Copenhagen, me “Spurs” që shënuan katër gola, edhe pse një pjesë të madhe të lojës e luajtën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Johnson.

Në sfidat e tjera, PSV barazoi 1-1 në çastet e fundit Olympiacosin, ndërsa Monaco mori një fitore minimale kundër Bodo/Glimt në transfertë.

REZULTATET:

Juventus 1-1 Sporting

Atletico Madrid 3-1 Royal Union

Tottenham 4-0 Copenhagen

Bodo/Glimt 0-1 Monaco

Olympiacos 1-1 PSV

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta