Një kompani kiliane padit UEFA-n, duke i kërkuar mbi 20 mln euro për vjedhjen e formatit të Ligës së Kampioneve						
								
			Ish-ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka folur përpara supersfidës së sotme mes ish-klubit të tij dhe Real Madridit, duke analizuar ndeshjen dhe lojtarët më të spikatur të momentit.
Sulmuesi brazilian, që aktualisht luan me Al Sadd në Katar, ka shënuar një rekord mbresëlënës prej 364 golash në 424 ndeshje gjatë kohës së tij me “The Reds”.
Në një intervistë për median spanjolle, Firmino e përshkroi përballjen si “njërën prej ndeshjeve më të bukura në botën e futbollit”.
“Është një nga ndeshjet më të mira që mund të shohësh. Si tifoz i Liverpoolit, shpresoj që Reds të fitojnë,” – tha ai.
Kur u pyet për lojtarët e sotëm më të mirë, Firmino nuk hezitoi të lavdërojë Vinicius Junior: “Vinicius është një lojtar i shkëlqyer dhe një djalë shumë i mirë. Kam luajtur me të në kombëtare dhe e admiroj shumë. Nuk më pëlqen kur tifozët përdorin racizmin ndaj tij. Po të isha në vendin e tij, do të përqendrohesha vetëm te futbolli. Jam tifoz i Vinit.”
Në pyetjet e shpejta, braziliani zgjodhi Viniciusin ndaj Luis Díaz, Mbappé ndaj Isak, dhe Salah ndaj Bellingham.
Firmino foli gjithashtu për trajnerin e ri të kombëtares, Carlo Ancelotti: “Mendoj se Brazili kishte nevojë për një trajner si ai. Ka shumë përvojë evropiane dhe e ka treguar me Real Madridin. Besoj se do të arrijë të zgjidhë problemet tona.”
Ish-sulmuesi i Liverpoolit kujtoi me keqardhje dy finalet e humbura të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, në vitet 2018 dhe 2022: “Janë kujtime të dhimbshme. Në finalen e parë isha ende i ri, ndërsa në të dytën patëm raste, por Courtois ndali gjithçka. Ata kishin një shans dhe fituan, si gjithmonë.”
Në fund, Firmino zbuloi se Andrés Iniesta, Xavi dhe David Villa ishin lojtarët e tij të preferuar spanjollë, duke shtuar se “ajo gjeneratë e Spanjës ishte e pabesueshme”.
Top Channel