Boboshtica, fshati i plakur/ Shumë pranë Korçës, e mban gjallë vetëm turizmi. Të rinjtë kanë ikur Ministrja e Shëndetësisë d.Evis Sala ka pare nga afër në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, dhe shërbimit për pacientët me trauma shëndetësore, si dhe investimet e kryera në bllokun operator qendror, i cili është pajisur me aparatura të teknologjisë së fjalës së fundit.
“Modernizimi i Spitalit të Traumës, specifikisht të bllokut operator, aq i rëndësishëm në rastet e traumave shëndetësore, sidomos atyre urgjente dhe pajisja e tij me aparatura mjekësore inovative përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë për pacientët”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
Në bllokun operator janë instaluar pajisje të avancuara për Neurokirurgjinë dhe Kirurgjinë e Përgjithshme, që mundësojnë ndërhyrje sa më pak invazive dhe me saktësi maksimale.
Gjithashtu, kabinetet ambulatore të ORL-së, Okulistikës dhe Neurokirurgjisë janë pajisur me aparatura diagnostikuese të reja, duke përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit për pacientët. Ne spitalin e Traumës trajnohen mbi 62 mije raste urgjente çdo vit
Top Channel