Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, reagon Kurti: Sulmet kanë për qëllim disiplinimin e serbëve Kryeministri Edi Rama marrë pjesë përmes një video-konference në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, ku foli edhe për ministren e krijuar me AI, Diella.
Ai tha se Shqipëria pranon ndihmë, por nuk pranojnë leksione kur bëhet fjalë për korrupsionin.
Edi Rama: Ky është një proces në meritë, gjithsecili ka detyrat e saj. Ka karakteristika të ndryshme në rajon, ka histori të ndryshme, kur vjen fjala tek ne mund ta them që jemi kombi më euro optimist në Europë.
Gazetarja: Ka një fokus specifik nga Brukseli tek çështja e korrupsionit, duhet ta themi që Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka emëruar një ministre të krijuar me AI. Si po ecën Diella dhe lufta e saj?
Edi Rama: Veprimtaria e plotë e strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve, shkon shumë thellë.
Nuk kishte ndodhur përpara krijimit të shteti, por ndodh që asnjë vend në Europë nuk mund të pretendojë se e ka bërë, kjo nuk është për të thënë se jemi më mirë se të tjerët por jemi të vendosur.
Ne pranojmë ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush, kur bëhet fjalë për korrupsionin. Diella është pjesë e një lufte sistemore, ka të bëjë me luftën e modernizimit.
Top Channel