“Nuk jam e interesuar për vrasjen e tyre”/ Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro						Kryeministri Edi Rama shpalosi planet e qeverisë për një rritje të përvitshme të pensioneve parashikuar “projektbuxhetin 2026” që i është çuar parlamentit për diskutime dhe miratim.
U them pensionistëve tha kryeministri Edi Rama se m’u ashtu siç u zotuam në zgjedhje, ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, paçka se është “ është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi”.
“Kështu, pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje më të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht. Konkretisht sipas kategorive, në fund të mandatit duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet si më poshtë: Pensioni urban me vite të plota pune të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot. Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë të reja nga 15 mijë e 850 lekë që është sot. Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11 mijë e 500 që është sot”.
Kryeministri dha detajet e rritjes edhe për kategoritë e tjera të pensioneve.
“Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja nga 11 mijë e 400 që është sot dhe pensioni i invaliditetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot. Prandaj nga janari i vitit të ri 2026 do të rriten çdo muaj si vijon. E përsëris përtej indeksimit vjetor që do të jetë një tjetër gjë. Pensioni urban me vite të plota pune do të rritet 1800 lekë, pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë, pensioni rural do të rritet 1000 lekë, pensioni familjar do të rritet 700 lekë, pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë”.
Kryeministri Edi Rama foli edhe për planet e qeverisë për pensionet për vitet e ardhshme.
“Në vitet në vijim të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027-ën, do të trefishohen në 2028-ën, do të 4-fishohen në 2029-ën për ta arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti ku shqiptarët na dhanë plot 83 mandate”.
‘Këta jemi ne. Them dhe themi atë që bëjmë dhe bëjmë gjithnjë atë që themi’- thekoi kryeministri në vide-omesazhin drejtuar pensionistëve.
Top Channel