Boboshtica, fshati i plakur/ Shumë pranë Korçës, e mban gjallë vetëm turizmi. Të rinjtë kanë ikur

04/11/2025 12:40

Në mungesë të të rinjve, fshatrat po plaken bashkë me banorët e tyre. Por për shumë prej tyre, shpresa mbetet që mosha e tretë të mos nënkuptojë edhe harrim.

Në fshatin Boboshticë të moshuarit kanë mbetur të ruajnë ritmin e dikurshëm të jetës në fshat

Dikush kujdeset ende për pak tokë e dikush për disa kafshë. Thonë se puna i mban gjallë, ndërsa ditët kalojnë midis kujtimeve dhe mungesës së njerëzve të afërt.

Por ndryshe nga fshatrat e tjerë Boboshtica ka edhe ditë me pak gjallëri nga turizmi. Për të moshuarit e Boboshticës, çdo vizitor është një shenjë se fshati i tyre vazhdon të ketë jetë, pavarësisht viteve që kalojnë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta