SHBA-ja mbështet propozimin afrikan për ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030
Ish-avokatja kryesore e ushtrisë izraelite, Maj Gen Yifat Tomer-Yerushalmi është arrestuar pas një skandali që përfshin daljen e një videoje që dyshohet se dokumenton abuzimin e rëndë ndaj një të arrestuari palestinez nga ushtarët izraelitë.
Sipas BBC, Tomer-Yerushalmi dha dorëheqjen javën e kaluar, duke marrë përgjegjësinë e plotë për publikimin e materialit. Sipas saj, videoja u shpërnda për të kundërshtuar propagandën kundër autoriteteve ligjzbatuese të ushtrisë.
Ngjarja mori një kthesë alarmante kur gjenerali u raportua si e zhdukur në një plazh në veri të Tel Avivit. Pas një kërkimi masiv, ajo u gjet e sigurt dhe në gjendje të mirë, por më pas u arrestua.
Videoja e publikuar në gusht 2024 tregon ushtarë në bazën Sde Teiman duke rrethuar të arrestuarin me mburoja për të fshehur dhunën, përfshirë goditje me thikë. Pesë ish-ushtarët u akuzuan për abuzim të rëndë dhe shkaktim të lëndimeve trupore.
Në një konferencë për shtyp në Jerusalem, katër nga ish-ushtarët u shfaqën me fytyra të mbuluara dhe kërkuan ndërprerjen e gjyqit. Avokati i tyre nga organizata e krahut të djathtë Honenu i përshkroi akuzat si “një proces të gabuar dhe të njëanshëm”.
Ministri e Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se Tomer-Yerushalmi nuk do të kthehet në detyrë dhe e dënoi sjelljen e saj, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi incidentin si ndoshta sulmin më të rëndë ndaj marrëdhënieve me publikun që Shteti i Izraelit ka përjetuar që nga themelimi i tij.
Incidenti ka thelluar përçarjet politike në Izrael. E djathta denoncon nxjerrjen e videos si shpifje ndaj ushtrisë, ndërsa e majta e konsideron si provë të abuzimeve të dokumentuara ndaj të burgosurve palestinezë.
Raportet e OKB-së përfshijnë pretendime për dhunë sistematike ndaj të burgosurve nga Gaza, duke përfshirë torturë dhe abuzim seksual, të cilat qeveria izraelite i ka mohuar, duke theksuar se ushtria ndjek standardet ndërkombëtare dhe kryen hetime të hollësishme për çdo ankesë.
Top Channel