Ura e Fanit në rrezik shembjeje, dëmtime të rënda në strukturë

03/11/2025 12:17

Ura mbi lumin Fan, që lidh qytetin e Rubikut me fshatrat përreth dhe me Rrugën e Kombit, ndodhet në rrezik shembjeje.

Këmbët mbajtëse të strukturës janë dukshëm të dëmtuara, ndërsa në disa pika ura është anuar, duke e bërë situatën mjaft serioze.

Pas mbylljes së urës së Matit gjatë sezonit veror, rruga Pllanë–Rubik është përdorur gjerësisht nga drejtuesit e automjeteve për të shmangur trafikun e rënduar në akset kryesore, çka e ka kthyer urën e Fanit në një nyje të rëndësishme kalimi.

Banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se degradimi i urës ka nisur prej vitesh, për shkak të mungesës së ndërhyrjeve për mirëmbajtje.

I kontaktuar për këtë situatë, kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, deklaron se ura është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pas kërkesave të përsëritura nga pushteti vendor, ajo është inspektuar dhe janë konstatuar dëmtime serioze.

Në këto kushte, sipas kryebashkiakut Melyshi, është

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta