OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud Kina tha sot se nuk po kryen asnjë test bërthamor, duke iu përgjigjur Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tha se Rusia dhe Kina po kryejnë teste, “por nuk po flasin për këtë”, pa sqaruar natyrën e tyre.
“Kina gjithmonë ka ndjekur rrugën e zhvillimit paqësor, ka ndjekur një politikë të mospërdorimit të parë të armëve bërthamore dhe ka ndjekur një strategji bërthamore të bazuar në vetëmbrojtje dhe respekt për angazhimin e saj për të pezulluar testet bërthamore”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për shtyp pas deklaratave të fundit të Trump.
Donald Trump has alleged that Russia, China, and several other nations are secretly conducting underground nuclear weapons tests, saying the U.S. would restart testing rather than be the only country following the ban.https://t.co/2QPZcGVGtY
— News Central TV (@NewsCentralTV) November 3, 2025
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze shprehu se shpreson që Shtetet e Bashkuara “do të marrin masa konkrete për të mbrojtur sistemin ndërkombëtar të çarmatimit dhe mospërhapjes dhe për të ruajtur ekuilibrin strategjik dhe stabilitetin global”.
“Rusia po teston dhe Kina po teston, por ata nuk po flasin për këtë”, tha presidenti i SHBA-së në një intervistë të transmetuar në CBS të dielën.
#BREAKING: US President Donald Trump in CBS interview claims Pakistan has been testing nuclear weapons hiding it from the entire world. Claims, Russia, China, North Korea and Pakistan have been testing nuclear weapons but they don’t have reporters hence they don’t talk about it. pic.twitter.com/EOigGhn3zK
— Aditya Raj Kaul (@AdityaRajKaul) November 3, 2025
“Do të bëjmë testime, sepse vendet e tjera po bëjnë testime. Koreja e Veriut po bën testime. Pakistani po bën testime. E dini, pavarësisht se sa të fuqishme janë armët bërthamore, bota është e madhe. Nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë testime. Ata po bëjnë testime nën tokë, thellë, ku bota nuk e di vërtet se çfarë po ndodh. Ndjen një dridhje të vogël. Ata po bëjnë testime dhe ne jo. Duhet ta bëjmë”, tha Trump.
“Ajo që po them është se do të testojmë armë bërthamore siç po bëjnë vendet e tjera”, këmbënguli presidenti, pa iu përgjigjur një pyetjeje nëse armët bërthamore do të shpërthenin, diçka që SHBA-të e kanë bërë që nga viti 1992.
Trump:
We have to test nuclear weapons… otherwise you don’t really know if they work. pic.twitter.com/lorY49LCGg
— Clash Report (@clashreport) November 3, 2025
Megjithatë, Sekretari i Energjisë, Chris Wright, siguroi dje Fox News se nuk do të ketë “shpërthime bërthamore”.
“Këto janë ato që quhen ‘shpërthime jo-kritike’, që do të thotë se do të testojmë pjesë të tjera të një arme bërthamore për t’u siguruar që ato kanë gjeometrinë e duhur dhe se mund të shkaktojnë një shpërthim bërthamor”, shpjegoi ai.
“Testet që do të bëjmë do të jenë në sisteme të reja dhe një herë tjetër ato nuk do të jenë shpërthime bërthamore”, këmbënguli ministri.
Top Channel