Tejkaloi lejen e ndërtimit, pezullohet kantieri në zonën e Farkës/ Bashkia Tiranë thirrje: Respektoni ligjin dhe urbanistikën

03/11/2025 11:37

Bashkia e Tiranës ka pezulluar një kantier në zonën e Farkës, pasi subjekti ka tejkaluar totalisht lejen e ndërtimit, duke shkelur ligjin urbanistik.

Vendimi u bë publik nga Nënkryetari Blendi Sulaj, përmes një reagimi në Facebook. Ai i drejtohet ndërtuesve dhe investitorëve, duke u bërë thirrje “Mos investoni duke ndërtuar pa leje sepse jo vetëm do humbni paratë, por mund të përfundoni edhe në burg. Qeveria dhe kryeministri janë të vendosur në mbrojtjen e territorit.”

“Shkeljet flagrante kanë pasoja

Sot ne zonën e Farkës në pezullimin e një kantieri ku subjekti ka tejkaluar totalisht lejen e ndërtimit. Bashkia Tiranë ka evidentuar një listë me subjektet që kanë shkelur ligjin dhe bashkë me ministren Koçiu, si dhe drejtuesit e Policisë e IKMT, do marrim masa të ashpra.

Thirrje ndërtuesve dhe investitorëve që të zbatojnë ligjin dhe të respektojnë urbanistikën.  Mos investoni duke ndërtuar pa leje sepse jo vetem do humbni paratë por do përfundoni në burg. Qeveria dhe kryeministri janë të  vendosur në mbrojtjen e territorit” , shprehet ai.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta