EMRI/ Të shtëna me armë në Durrës, plagoset një 31-vjeçar
					 03/11/2025 17:17					
				
				
								
			Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një 31-vjeçar, Mateo Duma, ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal për ndihmë mjekësore.
Informacion paraprak i policisë:
Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel