Ngritja e komisioneve të reformës zgjedhore dhe territoriale/ Balla thirrje opozitës: Sillni emrat e anëtarëve që të nisim punën

03/11/2025 12:15

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas përfundimit të Mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe prononcim për gazetarët, ku ndër to foli për ngritjen e komisioneve të refromës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Balla u bëri thirrje tre drejtuesve të grupeve parlamentare të opozitës që të çojnë emrat e anëtarëve të enjten dhe të premten të nis puna.

Pyetja: A jeni të gatshëm të uleni me opozitën, a jeni pro propozimit për dy dhoma të parlamentit?

Balla: Nga Kryetari Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 11 shtator, janë prezantuar disa ide që lidhen me vizionin për Shqipërinë e vitit 2030 dhe për një reformë më të madhe të institucioneve. Ajo që është prezantuar më 11 shtator lidhet me një reformimi që ja filluar me atë të komisioneve të Kuvendit dhe në një plan më të gjerë, me një propozim për një Kuvend me më pak anëtarë — jo më me 140, por me 101 deputetë.

Qëllimi nuk është thjesht çështje numrash, por rishikim i rolit të deputetit dhe i jetës parlamentare. Përfshihet këtu edhe një punë intensive që po bëhet prej muajsh, tashmë në fazën përfundimtare, për një ligj të ri për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Jemi institucioni i vetëm që, ndonëse ndodhet në majën e piramidës institucionale dhe rregullon me ligj të gjitha institucionet e tjera, nuk e ka rregulluar ende veten me një ligj të posaçëm.

Në këtë ligj do të përfshihen edhe dispozita nga ligje ekzistuese, si ai për statusin e deputetit. Siç kam theksuar edhe në një komunikim gjatë Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit me kolegët e Parlamentit Europian, se PS të gjitha këto propozime synojnë të adresohen nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.

Dhe tek Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, po përfitoj nga mundësia e këtij komunikimi publik që t’i drejtohem 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një javë më parë Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe atë të Reformës Territoriale. Ditën e enjte Kuvendi ka miratuar vetëm anëtarët që përfaqësojnë shumicën, ju lutem për shkak se këto komisione kanë paritet, dhe për shkak se në këto komisione kemi pranuar të gjitha kërkesat e opozitës, përfshirë edhe veton e bashkëkryetarit nga opozita. Të sjellin emrat për t’i miratuar ato ditën e enjte, nuk duhet humbur kohë as edhe një ditë. Kjo do të thotë se thirrja ime për dy bashkëkryetarët është që menjëherë pasi të kenë marrë detyrën, të mblidhen që ditën e premte dhe të fillojnë punën, përfshirë edhe të gjitha këto propozime. Ne, propozimet tona, siç thashë, propozimi i Kryetarit Rama për një Parlament me 101 anëtarë apo propozime të tjera të ngjashme, do t’ia dorëzojmë zyrtarisht komisionit.

Deputeti apo përfaqësuesi i partisë që ju iu referuat është lutur t’i depozitojë ato në komisionin përkatës.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta